Prishi planet e trajnerit të Partizanit, mesfushori në dyshim për Valmiera

Maget Gueje ishte një nga surprizat e pakëndshme për Zoran Zekiçin vetëm një ditë para ndeshjes me Atletik Eskaldes. Mesfushori në pjesën e parë të seancës pësoi një dëmtim muskulor, që e detyroi të lërë stërvitjen.

Ky ishte një lajm i keq për trajnerin, pasi burime për gazetën bëjnë me dije se Maget ishte programuar si titullar në sfidën ndaj Atletik Eskaldes. Gjelbrim Taipi do të niste ndeshjen nga stoli, duke u aktivizuar në pjesën e dytë, për shkak se 30-vjeçari ende nuk ka arritur formën maksimale, pasi siç e tha edhe Zekiç, është bashkuar më vonë se të tjerët në skuadër.

Sa i përket Magetit, senegalezi mbetet në dyshim edhe për sfidën e ardhshme ndaj Valmierës. I riu do t’u nënshtrohet sot ekzaminimeve të hollësishme dhe më pas në vazhdim do të mbetet për t’u parë nëse do të mund t’ia dalë të rikuperohet për Valmierën.

E shkuara ka treguar se për dëmtimet muskulore nevojitet më shumë se një javë, çka do të thotë se Zekiç do të duhet të bëjë pa të në Letoni.

Arena e Lajmit


Prishi planet e trajnerit të Partizanit, mesfushori në dyshim për Valmiera

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook