Shpërthim tritoli në Krujë, policia jep informacionet e para

Një sasi tritoli ka shpërthyer në aksin Fushë-Krujë- Krujë në afërsi të lagjes Zimzenel gjatë orës 02:00.

Është e paqarte se cili ka qenë objektiv i sulmit pasi sasia e lëndës plasëse ka shpërthyer në mes të rrugës.

Gazetari Juli Shota raporton për se nga shpërthimi është hapur një gropë ne rrugë dhe janë thyer xhamat e vitrinat e disa banesave e bizneseve aty pranë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.08.2023, rreth orës 02:25, në rrugën “Zim Zeneli” (në asfalt) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e katër bizneseve përreth.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

()

Arena e Lajmit


Shpërthim tritoli në Krujë, policia jep informacionet e para

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook