Zhvlerësimi i euros, kreu i qendrës se eksporteve: Bizneset me humbje, s’mund të qëndrojnë në këmbë, shumë njerëz do të ngelen pa punë

Zhvlerësimi i euros kundrejt lekut ka sjellë humbje të mëdha te eksportuesit e vendit tonë. Ndaj duke marrë shkas nga ky fenomen, eksportuesit i dërguan një letër institucioneve ndërkombëtare, ku kërkohej ndërhyrja në analizimin e situatës.

Kreu i qendrës së eksporteve, Alban Zusi, i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 se ulja e vlerës së euros përballë monedhës vendase, lekut, ishte skenar i pamenduar, ndërsa ishte paralajmëruar. Sipas tij, bizneset, me uljen e euros, kanë pësuar minimalisht humbje me 20%, ndaj në këtë situatë nuk mund të qëndrojnë në këmbë.

“Jo më larg se para 3-4 muajsh, nuk do ta besonim. Kur na e thonin njerëz, këtë gjë ia kemi thënë dhe guvernatorit , se euro do shkonte 1-1, sot jemi në realitetin. Është skenari më i pamenduar në gjithë historinë e njerëzve që merren me sipërmarrje. S’mund të amortizojë humbjen e menjëhershme brenda muajit të deri ne 20% të të ardhurës. Është situatë e cila për hir të së vërtetës, shpesh herë dhe ne vihemi në pozitë të vështirë, kjo e bën të pamundur të bërit biznes. Rreziku është se këto ndërmarrje mbyllen, ata njerëz që punojnë aty ngelen pa punë. Këtu ka dhe teorira se ata njerëz do të punësohen.

Që të punosh në eksport, kemi burime të kualifikuara, ndaj edhe i kualifikojmë dhe paguajmë më mirë këta punonjës. Ndaj tregu duke mos qenë në gjendje, rrezikohet që këta njerëz të largohen. Të ardhurat që vijnë nga këto biznese do të ndihen te ekonomia. Kriza që po ndodh duket se është krizë e sipërmarrësve, por në fakt ka prekur çdo familje shqiptare. Sa më shumë ne flisnim, aq më shumë agravohej situata. Letrën e kemi dërguar para 2-3 ditësh dhe arsyeja se pse bëmë ishte se pasi insistuam me BSH që të na vinte para analiza dhe projeksione. Stresi në ekonomi është që bën apo jo ekonomi. Ne pretendojmë që të flasim me ekspertë, të na vënë para faktit analiza. Nëse s’ka analizë, duhet të ndërhyjë Kuvendi dhe të shkarkojë bordin e BSH.”, tha ai.

()

Arena e Lajmit


Zhvlerësimi i euros, kreu i qendrës se eksporteve: Bizneset me humbje, s’mund të qëndrojnë në këmbë, shumë njerëz do të ngelen pa punë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook