Parisi nuk gjen qetësi. Çështja “Mbappe” dhe një merkato e zbehtë ka bërë që atmosfera të mos jetë e duhura. trajneri i ri, Luis Enrique, e gjeti vetën në një pozicion jo komod që në ditën e parë kur zbarkojë në kryeqytetin francez, aq sa mediat spanjolle shkruajnë se Enrique po mendon të largohet nga PSG vetëm pas disa javësh. Këta lajme bënë xhiron në rrjet, por pas drejtuesve të klubit, është trajneri Luis Enqique që me anë të rrjeteve sociale lëshoi sinjale që shprehin të kundërtën.
Me anë të një postimi në Instagram, Enrique shkruan: “Të gjithë për një, një për të gjithë”, një status që largon zërat që flasin për një largim të mundshëm. Pra, Luis Enrique nuk ka ndërmend të largohet, është gati për sezonin e ri, por sigurisht deri në fund të muajit gusht pret ende ndonjë dhuratë cilësore nga presidenti Al Khelaifi. Sipas L’Equipe, në Paris pritet të zbarkojnë Gonçalo Ramos, Ousmane Dembele dhe mbase Kolo Muani.
()