“Bëjnë turizëm edhe në burg”, Berisha publikon foton e Saimir Tahirit, në burg me Balilin dhe Bajrin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto, të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri kur ka qenë në burg. Në foto shihet Saimir Tahiri, Klement Balili, Safet Bajri dhe një person tjetër, të cilët janë duke ngrënë.

Berisha shprehet se këta persona kanë privilegjin të bëjnë turizëm edhe në burg, ndërsa thekson se në qeli vdesin ata që janë arrestuar për lekët e dritave.Berisha shkruan se këta persona, ngrenë dolli për kapon e tyre, që siç shkruan ai i bëri sheikët e vendit më të varfër në Evropë.

Berisha
Berisha

Postimi i plotë i Berishës:

Jo të gjithë shqiptarët vdesin nëpër burgjet e Edi Ramës, vdesin ata që janë aty për lekët e dritave por jo ata që janë aty si hajdutë e trafikantë.

Këta të fundit kanë privilegjin të bëjnë turizëm në burg, në kavalishencën e tyre qeveritare, madje edhe të ngrenë dolli shëndeti për kapon e tyre, që i bëri sheikët e vendit më të varfër në Europë.

Në foto, Saimir Tahiri, Klement Balili, Safet Bajri gëzojnë privilegjet e partisë.

Arena e Lajmit


“Bëjnë turizëm edhe në burg”, Berisha publikon foton e Saimir Tahirit, në burg me Balilin dhe Bajrin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook