Kuvendi Kombëtar i PD-së, Basha: Do merren vendime të rëndësishme për të ardhmen

Gjatë një takimi me strukturat drejtuese të PD në Fier, Basha shprehet se në Kuvendin Kombëtar, i cili do të mbahet më 2 shtator, do të merren vendime të rëndësishme për të ardhmen, forcimin dhe modernizimin e partisë.

Ai u shpreh se me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike të Qarkut Fier ka nisur përgatitjen për hapat e radhës që do ta kthejnë PD-në në zërin e qytetarëve të cilët kërkojnë ndryshimin dhe një alternativë më të mirë që të sfidojë qeverinë e korruptar të Edi Ramës.

Postimi i plotë:

Në 2 Shtator Partia Demokratike mbledh Kuvendin Kombëtar për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen, forcimin dhe modernizimin e saj.
Me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike të Qarkut Fier, nisëm përgatitjen për hapat e rradhës që do ta kthejnë forcën tonë politike në zërin e qytetarëve të cilët kërkojnë ndryshimin dhe një alternativë më të mirë që të sfidojë qeverinë e korruptar të Edi Ramës.
Partia Demokratike mundet dhe do ta bëjë këtë, duke u bashkuar përmes vlerave dhe ideve, në Aleancën Qytetare për Demokracinë, nëpërmjet së cilës mund të formojmë një shumicë që tejkalon ndarjet politike, për të bërë ndryshimet kushtetuese që u japin forcë dhe pushtet qytetarëve.
✅ Listat e hapura;
✅ Vetting-u në politikë;
✅ Kufizimi i mandateve;
✅ Vota e diasporës;
✅ Zgjedhja e Presidentit nga populli.
Përmes këtyre propozimeve, të mbështetura gjerësisht nga qytetarët, ne mund ta ndryshojmë rrënjësisht sistemin politik, duke bërë të mundur që në zgjedhjet e ardhshme të mos ketë thjesht rotacion, por një ndryshim të vërtetë, ashtu siç shqiptarët presin e meritojnë.

Arena e Lajmit


Kuvendi Kombëtar i PD-së, Basha: Do merren vendime të rëndësishme për të ardhmen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook