Mbledhja e Këshillit Kombëtar, Osman Mula kritik me Berishën: Opozitën po e bëjnë 3-4 gazetarë, ndërto një senat me njerëz të zotë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Osman Mula, ka shprehur kritikat e tij për ish-kryeministrin Sali Berisha pas mbledhjes së zhvilluar sot në selinë blu.

Mula u shpreh përmes një letre se opozitën po e bëjnë 3-4 gazetarë që “nuk kanë asnjë borxh”, ndërsa u shpreh se demokratët janë të ndarë me një “elektorat të lodhur”.

Ai iu drejtua drejtpërdrejt Berishës duke i thënë se sot demokratët janë të braktisur, ndërsa i kërkoi që të dalë e t’u thotë këtyre të fundit cili është projekti i ardhjes në pushtet.

Mula i kërkon Berishës po ashtu të ndërtojë një “senat me njerëz të zotë, intelektualë”, pasi sipas tij këta të fundit nuk futen për interesa personale.

Letra e plotë:

Edhe oponencën po na e bëjnë 3 a 4 gazetar qe s’na kane asgjë borxh por po e bëjnë thjesht për kurajon e tyre qytetare. Një bravo të madhe.

Nejse kalojmë në hallet tona. Ne kemi shumë gjera të papërcaktuara. Të ndare, me një elektorat të lodhur i cili ka humbur besimin me te drejte ,pa shprese dhe pa pune te cilët nuk kane me dhe besim!

E majta i ka te gjithë institucionet, të gjitha pushtetet bile dhe një pjese të PD të organizuar me të gjithë data-bazat bile dhe tonin e dimë se sa luge kemi ne shtëpi. Tani Edi e sheh veten si udhëheqës global sheh ëndrra si Caplini ne rolin e Hitlerit që sillte nëpër këmbë globin botëror.

Mire po dhe ne nuk po shohim qe po hynë a dalin diplomat apo parti si motra, që të flasim për investimet e të nesërmes. Çfarë presim? Gjithçka na staniacion. Japim deklarata, flasim ne parlament na thonë mbylleni jeni non-grada etj.

Ne sot jemi të braktisur doktor. Dilni dhe thojini demokrateve se cili është projekti i ri ardhjes në pushtet cili do jete emri, bashkëbisedimi si Foltorja pasi seriali i dyte pas foltores ishte i dobët doktor.

Po të jap një sugjerim doktor meqë jam anëtar i Këshillit Kombëtar. Ndërto një senat me njerëz të zotë. Me intelektual akademik historian juristë, psikolog, se këta nuk futen për interesa vetjake për t’u bërë deputet.

()

Arena e Lajmit


Mbledhja e Këshillit Kombëtar, Osman Mula kritik me Berishën: Opozitën po e bëjnë 3-4 gazetarë, ndërto një senat me njerëz të zotë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook