“Plaçkitja e popullit nuk është reformë!”, Tedi Blushi: Shqiptarët varfërohen, Rama dhe ministrat pasurohen!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, shprehet se varfëria po thellohet çdo ditë e më tepër në vendin tonë, ndërsa sipas tij Edi Rama dhe ministrat po pasurohen.

Blushi thotë se ky fakt del në pah edhe në raportin e fundit të Bankës Botërore ku theksohet se “shkalla e varfërisë në Shqipëri ka mbetur shumë e lartë krahasuar me vendet e tjera të rajonit, pavarësisht rritjes ekonomike”.

Reagimi i plotë:

Varfëria thellohet çdo ditë, veçanërisht për 935,821 qytetarë, që jetojnë sot me më pak se 6.8 USD të ardhura në ditë, ndërkohë asnjë masë konkrete nuk po merret nga kjo Qeveri, e padenjë për besimin popullor dhe e pandjeshme për shtresat më në nevojë.

Ky fakt i trishtueshëm del në pah edhe në raportin e fundit të Bankës Botërore ku theksohet se “shkalla e varfërisë në Shqipëri ka mbetur shumë e lartë krahasuar me vendet e tjera të rajonit, pavarësisht rritjes ekonomike”.

Gjendja është alarmante referuar faktit se shkalla e varfërisë është gati dyfishi i normës së vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe disa herë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian.

Ndërkohë qindra mijëra familje të tjera shqiptare që jetojnë me të ardhurat e të afërmve të tyre në emigrim janë varfëruar edhe me 15% më shumë për shkak të zhvlerësimit të qëllimshëm dhe spekulativ në Euro-s.

Shqipëria vazhdon të ketë nivelin nga më të lartë të çmimeve në përqindje të mesatares europiane krahasuar edhe me vendet e rajonit, por Qeveria në vend të ndihmës ekonomike vazhdon të paguajë miliona euro për inceneratorët që nuk ekzistojnë.

“Rilindja” i ka shpallur luftë garantit të mbrojtjes dhe zhvillimit të demokracisë që është shtresa e mesme ndërkohë që korrupsioni galopant dhe kriminal i Edi Ramës dhe Qeverisë vetëm thellohet dhe përhapet. Kosto e jetesës është bërë e papërballueshme, çmimet rriten, papunësia shtohet!

Nxitja e prodhimit, rritja e eksporteve, ekonomia e dijes, liria dhe klima miqësore ndaj biznesit, ulja e barrës fiskale dhe formalizimi i ekonomisë, garantimi i të ardhurave jetike për shtresat më në nevojë, sidomos konsolidimi dhe zgjerimi i shtresës së mesme të shoqërisë janë e vetmja rrugë për nxjerrjen e Shqipërisë dhe të familjeve shqiptare nga falimenti.

Shqiptarët meritojnë një Qeveri që kujdeset për njerëzit dhe xhepat e tyre, jo të Ramës dhe të ministrave të tij!

Është koha për një politikë të përgjegjshme ekonomike në interes të qytetarëve!

Arena e Lajmit


“Plaçkitja e popullit nuk është reformë!”, Tedi Blushi: Shqiptarët varfërohen, Rama dhe ministrat pasurohen!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook