Deputetja e PD, Ina Zhupa, ishte sot e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli për takimin që pati një ditë më parë me Presidenti ne vendin Bajram Begaj, të cilit i kërkoi të mos dekretojë ligjin për Akademinë e Shkencave, përmes të cilit i zgjatet mandati Skënder Gjinushit.
“Dje pata një takim zyrtar me presidentin e vendit. I sqarova se ligji në fjalë është bërë vetëm për Skënder Gjinushin. Në këtë takim, dhashë provat për shkeljet në ligjin e ASH. Presidenti më garantoi se me stafin juridik do t’i këqyrte provat dhe materialet, dhe kam bindje që do qëndrojë garant i kushtetutës.
Nuk dua të japë gjykim politik apo moral, por vetëm mbi Kushtetutën. Fakti që pyeti dhe më erdhi mirë që i kishte lexuar materialet më parë, tregon se do të kalojë një proces të rregullt të shqyrtimit të këtij ligji. Presidenti ishte i hapur për të më ftuar pasi mori letrën ne adresuar ndaj tij me të gjitha shkeljet.
Ata po bëjnë puc institucional dhe po ndihmohen me një tjetër puç në Kuvend që nga shtatori Gjinushi të mund të kandidojë sërish”, u shpreh Zhupa.