Inzaghi mbetet pa “pykë”, në skenë del Morata. E kryer çështja e portierit, në Milano vjen Sommer

Në prag të sezonit të ri, Simone Inzaghi e sheh veten në një situatë të ndërlikuar, pa një portier dhe vetëm me një sulmues, Lautaro Martinez. Nga Milano këtë verë u larguan Dzeko dhe Lukaku duke e kthyer gjetjen e një “pyke” në prioritet kryesor. Së fundmi, zikaltërit kanë marrë një refuzim nga Scamacca me sulmuesin “azzurr” që ka zgjedhur Atalantan. Në këto kushte, stafi i Inter ka kthyer vështrimin nga Alvaro Morta.

Morata Milan
Morata Milan

Emri i spanjollit po lakohet shumë në Serie A këtë periudhë pasi për të interesohen edhe ekipe të tjera si Roma. E mbyllur duket çështja e portierit të ri. Inter ka siguruar shërbimet e Yann Sommer pasi janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e tij të largimit. Bayern ka dhënë dritën jeshile për largimin e portierit zviceran i cili pritet në Milano të hënën për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore.

1. Fsv Mainz 05 V Fc Bayern München Bundesliga
1. Fsv Mainz 05 V Fc Bayern München Bundesliga

E kryer duke edhe transferimi i Samardzic. Mesfushori serbo-gjerman vjen nga Udineze ndërsa në fillim të javës janë parashikuar vizitat mjekësore. Afrimi i Samardzic shtyn Asllanin larg Milanos pasi për mesfushorin kuqezi ka dalë sërish në skenë ekipi i Brighton.

()

Arena e Lajmit


Inzaghi mbetet pa “pykë”, në skenë del Morata. E kryer çështja e portierit, në Milano vjen Sommer

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook