Kanabisi i kultivuar në repartin ushtarak në Zall Herr, mister kush e mbolli. Gazetari: Po akuzohen vetëm për shpërdorim detyre

Detaje të reja dalin në pah nga megaopreacioni i Policisë së Shtetit, ku në Zall Herr të Tiranës u zbulua një parcelë me kanabis pranë një repart ushtarak.

Gazetari Igli Çelmeta në një lidhje live për News24, raportoi se Gramoz Mullai, Rustem Koci dhe Gentian Zhurda, nuk janë arrestuar për veprën penale ‘Kultivim të lëndëve narkotike”, por për “Shpërdorim detyre”.

“Janë zbuluar 125 bimë kanabisi. Është arrestuar Gramoz Mullai, Rustem Koci, specialist për zbulimin dhe Gentian Zhurda. Sakaq janë proceduar penalisht dhe katër të tjerë. Të gjithë të arrestuarit akuzohen për shpërdorim detyre por është ende e paqartë pse nuk ka ende të arrestuar për kultivim kanabisi. Janë në procedim penal për shpërdorim detyre. Nëse ka persona të arrestuar për kultivimin e kanabisit është ende e paqartë se kush e ka mbjellë lëndët narkotike. Deri më tani kemi të ditur faktin se janë arrestuar për shpërdorim detyre 3 ushtarakë dhe janë proceduar 4 të tjerë. Pritet të qartësohet se kush e ka mbjellë kanabisin në zonën e Zall Herrit. Sipas burimeve, kanabisi është mbjellë në një zonë të pyllëzuar dhe është pjesë e repartit ushtarak”, raportoi Çelmeta.

()

Arena e Lajmit


Kanabisi i kultivuar në repartin ushtarak në Zall Herr, mister kush e mbolli. Gazetari: Po akuzohen vetëm për shpërdorim detyre

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook