Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar në lidhje me skandalin e kultivimit të kanabisit brenda repartit ushtarak të Zall Herrit.
Balliu u shpreh përmes një postimi në Facebook se nën qeverisjen e PD, ushtria shqiptare plotësoi kriteret për anëtarësimin në NATO, ndërsa nën qeverisjen e Edi Ramës plotësoi kriteret për t’u kthyer në kartel droge.
“Nën qeverisjen e PD ushtria Shqipëtare plotësojë kriteret për antarsimin në NATO tani nën qeverisjen e Ramës plotësojë kriteret për tu kthyer në kartel të drogës”, shkroi ai.