Parcela me kanabis në repartin ushtarak/ Tedi Blushi: Peleshi të japë dorëheqjen! Pasoja për sigurinë kombëtare dhe imazhin e NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas megaoperacionit të Policisë së Shtetit, ku u zbulua parcela me kanabis në një repart ushtarak në Zarr Hell në Tiranë.

Në një postim në Facebook, Blushi e ka cilësuar ngjarjen si shumë të rëndë me pasoja tepër serioze për sigurinë kombëtare dhe imazhin e NATO-s. Sakaq bën thirrje për dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Postimi i plotë:

Kultivimi i drogës në repartet ushtarake dhe përfshirja e vetë ushtarakëve, komandatëve dhe drejtuesve të Forcave të Armatosura në trafikun e drogës është një ngjarje shumë e rëndë me pasoja tepër serioze për sigurinë kombëtare dhe imazhin e NATO-s, vend anëtar i së cilës ne jemi.

Zbulimi se repartet tona ushtarake, si në rastin e Zall Herrit, janë shndërruar në baza droge është një tjetër provë e shndërrimit të Shqipërisë në narko-shtet dhe protektorat droge nga Edi Rama.

Kjo ngjarje shumë e rëndë që nxin imazhin e Forcave të Armatosura, pjesë e NATO-s, kërkon urgjentisht përgjegjësi ligjore dhe morale.

Në çdo vend të NATO-s ku do zbulohej se në repartet ushtarake kultivohet drogë dhe ku komandatët e Forcave të Armatosura drejtojnë vetë trafikun, ministri i Mbrojtjes minimalisht do të jepte urgjentisht dorëheqjen!

Pamjet e zbulimit të parcelave të kanabisit në repartin ushtarak në Zall Herr të Tiranës flasin vetë!

()

Arena e Lajmit


Parcela me kanabis në repartin ushtarak/ Tedi Blushi: Peleshi të japë dorëheqjen! Pasoja për sigurinë kombëtare dhe imazhin e NATO-s

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook