Vdekja e punonjësit të një firmë mermeri në Skrapar, arrestohen dy përgjegjësit teknikë

Dy përgjegjësit teknikë te një firme mermeri në Skrapar kanë rënë në pranga, pas vdekjes së një punonjësi dje. Bëhet fjalë për shtetasit Jordan Maçolli dhe Karail Sterjos.

NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit J.M., 68 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës teknik, pranë një firmë përpunimi mermeri, në vendin e quajtur Qafa e Devrisë, Skrapar dhe K.S., 50 vjeç, banues në Greqi, me detyrë përgjegjës sektori, në të njëjtën firmë.

Arrestimi i tyre u bë, pasi në firmën ku këta shtetas janë të punësuar, është aksidentuar dhe ka ndërruar jetë shtetasi A.P., 55 vjeç, banues në Skrapar, i cili ishte i punësuar pranë kësaj firme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme

Arena e Lajmit


Vdekja e punonjësit të një firmë mermeri në Skrapar, arrestohen dy përgjegjësit teknikë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook