Manchester United nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Atletico Bilbao. Në Aviva Stadium (Dublin), sfida miqësore ishte mjaft e luftuar, por në fund nuk pati fitues.
Të parët që shënuan ishin spanjollët, me anë të Williams në minutën e 29-të. “Djajtë e kuq” hasën vështirësi në sulm dhe arritën të realizonin vetëm në fund me Pellistrin. Ndeshja e radhës për Manchester Untied është ndaj Wolves me 14 gusht, takim që shkon për llogari të javës së parë të Premier League.
()