DOKUMENTI/ Si Alqi Bllako përfitoi rreth 120 mijë euro, makineria u ble nga bashkëshortja e Klodian Zotos

Dokumente të reja janë publikuar lidhur me kompaninë e inveneratorëve dhe aktivitetet e kryera nga ish-deputeti i PS-së Alqi Bllako.

Në dokumentin e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për raportohet lidhur me fazën e hetimit ku edhe janë evidentuar disa vepra penale.

Pra, faza hetimore për inceneratorin në landfillin e Tiranës vazhdon, ku mblidhen dokumente, fakte dhe prova.

Në dokumentin e siguruar gjithashtu shkruhet se Alqi Bllako, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit ka kërkuar dhe përfituar në mënyrë të parregullt nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri vlerën prej rreth 119.755 euro, me qëllim favorizimin për dhënien e koncesionit shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B. V.”, dhe kjo ka pasur aksioner Klodian Zoton, i cili ka qenë aksioneri i vetëm i kompanisë “ITS”.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Këtë përfitim të parregullt, sipas SPAK, shtetasi Alqi Bllako e ka siguruar në mënyrë të tërthortë nëpërmjet Klodian Zotos, duke u kryer pagesa për makineri për mbushjen, mbylljen, vulosjen dhe certifikimin e shisheve, makineri për gazifikim e pijeve me vlerë 119.755 euro.”, thuhet më tej në dokument.

Gjithashtu është zbuluar edhe blerja e një makinerie prodhimi me vlerë 120 mijë euro, ku blihet nga një kompani e bashkëshortes së Klodian Zotos dhe më pas i kalohet Alqi Bllakos.

()

Arena e Lajmit


DOKUMENTI/ Si Alqi Bllako përfitoi rreth 120 mijë euro, makineria u ble nga bashkëshortja e Klodian Zotos

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook