Kulla në qendër të Tiranës, reagon Basha: SPAK të nisë menjëherë hetimet për të zbardhur se kush fshihet pas kësaj kulle? Paratë e kujt po pastrohen aty?

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një statusi në Facebook ka kundërshtuar ndërtimin e një gradaçele në parkun mes 9 katsheve dhe Pallatit të Kulturës, në Tiranë.

Basha shprehet se është një nga parqet e pakta që i ka mbetur Tiranës, ndërsa i bën thirrje SPAK që të nisë menjëherë hetimet.

REAGIMI:

Prishja e një prej parqeve të pakta që i kanë mbetur Tiranës për të ndërtuar aty një kullë të re është dëshmi e qartë e shkatërrimit të kryeqytetit dhe përdorjes së hapësirave publike si lavatriçe për të pastruar paratë e krimit. Nuk është sekret se një pjesë e madhe e ndërtimeve të reja në Tiranë e gjetkë janë mbulesat perfekte të lidhjeve të dukshme e të padukshme mes korrupsionit politik, krimit ekonomik dhe krimit të organizuar.

Është po kaq domethënëse që ata që sot heshtin dhe hedhin baltë ditën, natën janë pjesë e pazareve në kurriz të interesit të qytetarëve.

Inkurajoj SPAK të nisë menjëherë hetimet për të zbardhur se kush fshihet pas kësaj kulle? Paratë e kujt po pastrohen aty?

Hapësira e gjelbër që po shkatërrohet ngrihet mbi gropën që qelbi për vite të tëra Tiranën, e tashmë po shndërrohet në kullën ku do pastrohen paratë e krimit, korrupsionit dhe pazareve të pista politike. Ndaj thirrja ime për drejtësinë është që ajo të shndërrohet në skenë krimi para se të jetë vonë.

Partia Demokratike mbështet pa asnjë rezervë hetimin nga SPAK të ndërtimeve me paratë e pista të krimit dhe korrupsionit në hallkat kryesore të qeverisjes. “Ndiq paranë dhe lidhjet me krimin” është thelbi i vettingut të politikanëve.

Është i domosdoshëm miratimi i një pakete ligjore radikale kundër krimit dhe korrupsionit në nivele të larta, jo vetëm për dënimin e korrupsionit, por edhe për sekuestrimin e pasurive që vijnë nga këto afera dhe që fshihen pas oligarkëve.

  • foto galeri

Arena e Lajmit


Kulla në qendër të Tiranës, reagon Basha: SPAK të nisë menjëherë hetimet për të zbardhur se kush fshihet pas kësaj kulle? Paratë e kujt po pastrohen aty?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook