Parcela e kanabisit në repartin e Zall Herrit/ “Operacioni vazhdon”, Balla: Bashkëpunim edhe me policinë ushtarake

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha se operacioni ku u gjetën 125 bimë kanabis sativa në repartin ushtarak të Zall Herrit është zhvilluar në bashkëpunim me policinë ushtarake.

Balla u shpreh se në këtë operacion janë angazhuar mbi 6000 punonjës policie, ndërsa paralajmëroi se aksioni do të vazhdojë.

“Dua t’ju bëj me dije se në rastin e operacionit që ne kemi ndërmarrë kundër kultivimit të lëndëve narkotike, rasti në fjali kemi pasur bashkëpunim edhe me policinë ushtarake. Në atë koordinatë kemi vepruar të dyja edhe policia e shtetit dhe edhe policia ushtarake.

Kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi rezultate të mira në këtë megaoperacion ku janë përfshirë 6000 forca të policisë së shtetit edhe policia ushtarake. Puna vazhdon”, tha Balla.

 

Arena e Lajmit


Parcela e kanabisit në repartin e Zall Herrit/ “Operacioni vazhdon”, Balla: Bashkëpunim edhe me policinë ushtarake

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook