Deputeti Erion Braçe, në një reagim në Facebook ka postuar një foto të një statuje. Braçe ka ngritur shqetësimin e fondeve për kërkimet arkeologjike.
Në statusin e tij, Braçe thotë se statuja ‘kalorësi mbi kalë ka 2500 vite që është e jona’. Ai shton është shumë i rëndësishëm fakti se kodra e Arnisës ja në brendësi të saj histori qytetërimi mbi 250 vjeçar, duke shtuar se ajo kodër ndryshon tërësisht fatin e Divjakës. Braçe i bën thirrje qeverisë që të përqendrojë fondet për kërkime.
Por ajo në sy në statusin e Erion Braçes është edhe komenti kritik i Auron Tares, i cili shprehet se së pari duhet të kërkojnë ndjesë për pamundësinë për ta mbajtur këtu.
STATUSI:
KJO STATUJE-KALORESI MBI KALE,
KA 2500 VITE QE ESHTE E JONA!
Babunja qe permendin keta, here si fshat e here si “mbrapatoka” e bregut Ilir,
nuk eshte asgje me shume se ARNISA E VJETER ose DIVJAKA E SOTME!
NUK ESHTE LUSHNJA, POR ARNISA!
Ose me thjeshte per ju, eshte #DIVJAKA!
Por ajo qe ka me shume rendesi ka te bej me faktin se KODRA E ARNISES, ka ne brendesi te saj HISTORI E QYTETERIM MBI 2500 VJECAR!
Ajo KODER, ndryshon teresisht fatin e Divjakes!
Nese duam nje gje nga QEVERIA me buxhetin e ri, AI ESHTE FONDI PER TE GERMUAR KODREN E ARNISES E ZBULUAR QYTETERIMIN ATY!
Reagimi i Auron Tares:
I dashur Erion, i dashur deputet i zonës ku është zbuluar kjo statujeze. Përpara se të mburremi të gjithë së bashku me Kaloresin e Arnisës, duhet të dish diçka. Shqipëria jonë pra juaja dhe e imja nuk ka asnjë, dmth 0 laborator për restaurimin e këtij artifakti, por edhe mijëra të tjerave që janë zbuluar këtyre dekadave. Në 10 vite ku ne të dy jemi pjesë e mazhorancës që i premtoi Shqipërisë shumë të mira, nuk kemi mundur të bëjmë asgjë që kjo statujë e mrekullueshme të kishte mundësinë të restaurohej në vendin ku u zbulua. Në këto 10 vjet shumë para janë derdhur lume, për koncerte apo gjera te tjera pa asnjë vlerë për trashëgiminë kulturore dhe nuk janë gjetur dot asnjë kacidhe për të krijuar një laborator për të restauruar këto kryevepra me të cilat sot ju po mburreni.
Specialistët e mrekullueshëm të restaurimit kanë ikur jashtë vendit, apo rrinë rrugëve të pa punë pasi nuk kanë mundësi të kontribuojnë për këtë “zanat” shumë të rëndësishëm në fushën e Trashëgimisë. Për këtë arsye statuja e Arnisës antike sot është në Kalifornia dhe jo në Tiranë pasi Tirana nuk e mban dot, nuk e restauron dot dhe fatkeqësisht si gjithmonë merr rrugët e kurbetit pasi ne jemi të pa aftë për ta mbajtur këtu dhe për ti treguar botës mrekullitë e kulturës tonë. Prandaj postimi juaj i sotëm duhet të ishte një ndjesë e madhe për pamundësinë që ne kemi për ta mbajtur këtu Kalorësin e Arnisës antike dhe të na vijë turp që ai rrezaton dritën nga Kalifornia e largët dhe jo nga kryeqyteti i Shqipërisë.
Mos harro i dashur Erion dorën e ngritur që Butrinti kryevepra jonee Trashëgimisë Kulturore tu jepej në administrim atyre që sot na quajnë komb barinjsh që nuk kemi pasur asnjë lidhje as me Butrintin dhe as me Arnisën për të cilën ti sot kërkon fonde dhe po shkruan me kaq admirim dhe mburrje. Prandaj nëse me të vertetë ke ndopak ndjësi për këtë statujë apo për Arnisën antike nise me një ndjesë të thellë publike për moskokëçarjen ndaj Trashëgimesë Kulturore dhe për votën tuaj kundër Butrintit në parlament.
()