Revolucion kuqezi, Milan “mbret” në merkato, lë pas “bigët” e Evropës

Nuk kanë afruar yje të kalibrit botëror, por Milan është ekipi që ka lëvizur më shumë në këtë merkato vere, dhe jo vetëm në Serie A. Në letër, Pioli ka në dispozicion tetë lojtarë të rinj, nga Loftus-Cheek, Pulisic etj, një revolucion në shkallë të gjerë. Jo vetëm afrime, nga Milano janë larguar disa lojtarë, Tonali te Newcastle, Diaz që i përfundoi huazimi, apo Rebic te Beshiktash. Largimet nuk pritet të përfundojnë këtu pasi të njëjtin fat pritet të ketë edhe De Ketelaere. Milani është pa diskutim ekipi për tu parë këtë sezon.

Me tetë afrime, Milani lë pas edhe ekipi si Real Madrid, PSG, Bayern apo shumë klube nga Anglia, pavarësisht peshës apo kostove. Në Serie A, ekipi i dytë pas Milanit që ka lëviz më shumë është Inter, me 5 afrime. Zikaltërit presin edhe dy lojtarë, Sommer dhe Samardzic.

Dy ekipet më pak aktive në Serie A, deri në këtë pikë të merkatos janë Juventus dhe Napoli. “Zonja e Vjetër” ka afruar vetëm Weah, ndërsa Napoli, kampionët në fuqi, nuk kanë afruar ende asnjë lojtar.

Arena e Lajmit


Revolucion kuqezi, Milan “mbret” në merkato, lë pas “bigët” e Evropës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook