“Shtëpia” e shqiptarëve në Serie A, Empoli “strehon” një tjetër talent kuqezi, zbulohen detajet e transferimit të Stiven Shpendit

Si kurrë më parë, Serie A flet gjithnjë e më shumë shqip. Dy ditë më parë ishte Ylber Ramadani që firmosi për Lecce, ndërsa të shtunën ishte talenti Stiven Shpendi që nënshkroi një kontratë zyrtare me Empolin. Klubi toskan është kthyer në një “çerdhe” për futbollistët kuqezi, me presidentin Farbrizio Corsi që beson shumë, fundja e kaluara i ka dhënë të drejtë pasi më herët nga ky klub kanë dalë lojtarë si Hysaj, Asllani, Nedim Bajrami, ndërsa pjesë aktuale është Adrian Ismajli.

Shpendi transferohet nga Cezena tek Empoli në formë huazimi për dy vite, me detyrim blerje, një marrëveshje e mbyllur në bazën e 2,2 milionë euro, por Cezena arriti të mbajë 30% të vlerës së kartonit. Në sezonin e fundit me Cezena, Stiven Shpendi u aktivizua në 34 ndeshje ku shënoi 12 gola. Talenti 20-vjeçar shihet si e ardhmja e futbollit kuqezi, një sulmues me shumë potencial që pritet të lënë gjurmë këtë sezon në Serie A me fanellën e Empoli.

()

Arena e Lajmit


“Shtëpia” e shqiptarëve në Serie A, Empoli “strehon” një tjetër talent kuqezi, zbulohen detajet e transferimit të Stiven Shpendit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook