“Vera Arabe”, sheikët trembin Premier League, anglezët përgatisin kërkesën shok për FIFA-n

Në mënyrë befasuese, Arabia Saudite po dominon këtë merkato vere. Të mbështetur fuqishëm nga qeveria, me fonde pa limit, klubet saudite po joshin gjithnjë e më shumë yjet botës me kontrata që shkojnë përtej logjikës. Forca e tyre e madhe ekonomike po nxjerr nga loja edhe NBA e Evropës, Premier League. Deri në këtë pikë të merkatos, klubet saudite kanë shpenzuar deri në 400 milionë euro, më shumë se çdo kampionat tjetër në botë. Futja e arabëve me prepotencë në tregun e transferimeve po frikëson shumë Premier League që pritet t’i drejtohet FIFA-s me një kërkesë zyrtare.

Arabet
Arabet

Sipas mediave, Premier League kërkon të frenojë këtë “pushtim” të arabëve duke i kërkuar FIFA-s që të unifikojë datat e mbylljes së merkatos. Në Arabi, merkato duhet të mbyllej me 20 gusht, por gongu është shtyrë për në datën 7 shtator, një javë pasi është mbyllur merkato në Evropë. Kjo lëvizje e sauditëve i jep mundësi atyre të transferojnë lojtarë që nuk kanë gjetur një klub ideal në Evropë.

Ronaldo
Ronaldo

C.Ronaldo ishte i pari që zgjodhi Arabinë Saudite, ndërsa këtë sezon CR7 e ndoqën yje si Benzema, Milikovic-Savic, Mane, e shumë yje të tjerë, një trend që pritet të vijojë duke parë që ofertat e tyre tundojnë jo vetëm lojtarët, por dhe presidentet e klubeve.

()

Arena e Lajmit


“Vera Arabe”, sheikët trembin Premier League, anglezët përgatisin kërkesën shok për FIFA-n

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook