Në futboll duhet edhe pak fat, por goglat këtë herë nuk u treguan të mëshirshme për ekipin e Partizanit. “Demat” mësuan këtë të hënë rivalin e tyre të mundshëm në fazën e play-off të Confernece League. Në rast se të kuqtë kalojnë Valmieran, atëherë në fazën play-off do të përballen me humbësin e çiftit Astana (Kazakistan)/ PFC Ludogorec (Bullgari), dy rivalë me shumë traditë në Evropë, sigurisht dhe me një buxhet shumë herë më të madh.
Ndeshjet e këtij turi do të luhen në datat 24 dhe 31 gusht.
()