Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin K. D., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin R. L., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të aparatit celular, shërbimet e Policisë i gjetën të hapura faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin B. T., 24 vjeç, banues në Kamëz, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
– S. Gj., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “3 Dëshmorët”, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar shtetasin A. A., 57 vjeç, banues në Tiranë. Si pasojë 57-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
– K. B., 23 vjeç, K. Xh., 66 vjeç, I. Sh., 51 vjeç, A. Rr., 49 vjeç, të katërt banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor ndaluan shtetasin F. K., 39 vjeç, banues në Yrshek, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.