Theu xhamat me tullë dhe tentoi të hynte brenda, dalin pamjet nga tentativa e të riut për të vjedhur filialin e bankës në Tiranë

Pamjet që shihni tregojnë tentativën e grabitjes së filialit të bankës sot në zonën e Unazës së Re, ku një i ri sulmoi godinën. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për pamjet ku shihet se Enrik Ismalaj kishte tentuar që të thyente xhamat e bankës, me tulla dhe më pas të kryente aktin e vjedhjes. Siç shihet nga pamjet, një prej xhamave është thyer dhe tjetri ka marrë dëmtime të mëdha. Kaq mjaftoi që të sinjalizohej policia, e cila bëri të mundur dhe arrestimin e 23-vjeçarit në flagrancë.

NJOFTIMI I POLICISE
Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari që tentoi të vidhte në një filial banke, në Unazë të Re.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe më informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas, në rrugën “Teodor Keko”, në Unazë të Re, po tentonte të vidhte në një filial banke, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i punës së mirëorganizuar është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Teodor Keko”, shtetasi E. I., në tentativë për të vjedhur në një filial banke. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. I., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, mbetur në tentativë, dhe “Shkatërrimi i pronës”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
()

Arena e Lajmit


Theu xhamat me tullë dhe tentoi të hynte brenda, dalin pamjet nga tentativa e të riut për të vjedhur filialin e bankës në Tiranë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook