Zbardhet dëshmia e 3 ushtarakëve: S’mund të kontrollohet i gjithë territori. Gazetari: Droga në repartin e Zall-Herrit, skenar i mirëmenduar

Është dhënë masa arrest me burg për 3 ushtarakët, Gramoz Mullai, Rustem Koçit dhe Gentian Zhurdës pasi u arrestuan në lidhje me parcelën e kanabisit që u zbulua në repartin ushtarak të Zall-Herrit.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi se tre të dyshuarit kanë kundërshtuar të kenë lidhje me këtë ngjarje.

Në dëshminë e tyre kanë thënë se janë 140 hektar tokë është e pamundur për t’u kontrolluar e gjitha.

Mbrojtja pretendon se pa aktekspertim nuk mund të akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Gjithashtu kanë pretenduar se i kanë njoftuar eprorët e tyre lidhur me territorin e thyer dhe për pamundësinë për ta kontrolluar.

“Pranë zonë ku është gjetur parcela me kanabis është edhe një rezervuar, pra e gjitha duket se është e mirëmenduar, pasi kanë krijuar mundësinë e ujitjes”, raportoi gazetari Çelmeta.

()

Arena e Lajmit


Zbardhet dëshmia e 3 ushtarakëve: S’mund të kontrollohet i gjithë territori. Gazetari: Droga në repartin e Zall-Herrit, skenar i mirëmenduar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook