Yan Sommer është portieri më i ri i Interit. Zikaltërit kanë siguruar shërbimet e “gardianit”, teksa lajmi është dhënë nëpërmjet kanaleve zyrtare të klubit në rrjetet sociale. Sommer ka nënshkruar një kontratë, të vlefshme deri në vitin 2026.
Sa i takon mënyrës së pagesës, nënkampionët e Europës do të paguajnë 6 milionë euro, të ndara në dy këste, para të cilat do shkojnë në arkat e Bayern Munchen.
Ky lajm gëzon tejmase trajnerin e Interit, Simone Inzaghi që kishte javë që priste që në skuadër të afrohej një portier. Kujtojmë që klubi nga Milano bëri ndryshime të mëdha në portë këtë verë, pasi u largua Onana dhe Handonovic.
()