Zhvlerësimi i Euros dhe forcimi i Lekut/ “Kërkon të ulë nivelin e borxhit publik”, Teliti: Qeveria mund të ndërhynte, por…

Këshilltari për ekonominë në PD, Dorian Teliti, i  ftuar në rubrikën “Opinion”News24, foli për zhvlerësimin e monedhës Euro dhe forcimin e Lekut.

Teliti u shpreh se nëse do kishte një zhvillim ekonomie, rritje të investimeve të huaja, atëherë mund të justifikohej forcimi i Lekut. Sakaq ai tha e qeveria kishte mundësi për të ndërhyrë, por nuk e ka bërë, pasi ka zgjedhur të ulë nivelin e borxhit publik dhe jo të ndihmonte qytetarët dhe bizneset nga humbjet ekonomike.

“Nëse do kishim një zhvillim të ekonomisë, rritje të investimeve të huaja, reminitancave, mund të justifikohej fuqizimi i vlerës së Lekut. Çfarë ka ndodhur? Arrihet të justifikohet me të ardhura Euro. Fakti që kemi një fuqizim të Lekut, tregon se tregu shqiptar ka më shumë Euro sesa Lekë. Qeveria mund të ndihmonte që të ulej shuma e lartë e monedhave Euro, por nuk e bëri.

Qeveria, taksat e mbledhura mund ti kishte hedhur në treg për të fuqizuar euron. Është e rëndësishme që të mbajmë monedhën e huaj, euro në një ekuilbër. Shkaku që jemi kështu, është se s’kemi një analizë të qartë. Ajo që thuhet dhe që ne dimë është fluksi i parave që vjen nga tregu informal. Kjo ka ardhur pasi në Shqipëri hidhen para të krimit dhe drogës. Përherë ka pasur sezon emigrantësh dhe është ulur me 2-3 lekë, por jo me 15.

Monedha Euro do rritet 2-3 lekë, pasi do largohen dhe emigrantëve, por s’do kemi më të njëjtin kurs këmbimi që kemi pasur. Unë parashikoj që kursi i këmbimit mund të shkojë 107-110, por jo 120 lekë siç ka qenë muaj më parë. I vetmi i fituar është arka e shtetit se mburret se ka ulur nivelin e  borxhit publik. Kjo nuk ka ardhur për meritë të mirë menaxhimit.”, u shpreh Teliti.

Arena e Lajmit


Zhvlerësimi i Euros dhe forcimi i Lekut/ “Kërkon të ulë nivelin e borxhit publik”, Teliti: Qeveria mund të ndërhynte, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook