Në Londër, në këtë aventurë në krye të Chelsea-t, Pochettino-n, po e bezdis jo pak riorganizimi i fazës ofensive. Për të trazuar edhe një herë kartat ka menduar Nkunku. Sulmuesi francez po kalon një moment shumë të mirë, 3 gola në 3 ndeshje gjatë fazës përgatitore, por një dëmtim shumë i rëndë e detyron të “parkojë” në infermieri. Nkunku këputi ligamentet e jashtme, tani është i detyruar t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikalë që do ta mbajë jashtë loje për të paktën 4 muaj. Në të njëjtën kohë, klubi ka nxjerr zyrtarisht jashtë projektit Romelu Lukakun, për belgun nuk ka as numër fanelle.
Në këto kushte Pochettino dhe stafi i tij janë dorëzuar duke pranuar shkëmbimin me Vlahovic. Pas një stepje të fortë, Chelsea është futur sërish në negociata me Juven, madje duke rritur ofertën për sulmuesin serb. Nga 20 milionë euro, tani blutë janë të gatshëm të ofrojnë 28 milionë euro kesh, plus kartonin e Lukakut. Pavarësisht kësaj rritje të ndjeshme, sërish jemi larg, pasi Juve kërkon minimalisht 35 milionë euro.
Vjen apo jo Vlahiovic, serbi nuk është profili ideal për të zëvendësuar Nkunku, nuk kanë të njëjtat karakteristika. Alternativë në këtë rast është Armando Broja, por stafi drejtues i Chelsea-t është futur në mendime këtë periudhë pasi për Brojën interesimi mbetet i lartë jo vetëm nga Premier League. Së fundmi, ka qenë klubi i West Ham që ka kërkuar informacione për “bomberin” kuqezi. Nëse nuk largohet nga Chelsea, Broja do të mbajë të veshur fanellën me numrin 19-të.
()