Ambasada e SHBA në Tiranë ka falënderuar ambasadoren Floreta Faber në mbyllje të misionit të saj 8-vjeçar.
Në një reagim në “Tëitter” ambasada e SHBA shkruan se në takimin e zhvilluar me ambasadoren u ndalën tek integrimi në BE, mbrojtja kibernetike si edhe forcimin e bashkëpunimit mes vendeve.
REAGIMI:
I thamë mirupafshim @FloretaFaber teksa mbylli tetë vite produktive si Ambasadore e Shqipërisë në SHBA. Ne diskutuam integrimin në BE, mbrojtjen kibernetike dhe bashkëpunimin tonë në UNSC. Partneriteti SHBA-Shqipëri mbetet i fortë dhe ne presim shumë vite të tjera suksesi.”
()