Mesditën e sotme rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Lozhan-Strelcë”, automjeti kamion me drejtues shtetasin F. H., rreth 26 vjeç, banues në Libonik, Maliq, është batuar në rrugë, për shkak se 26-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij.
Policia bën me dije se si pasojë, janë dëmtuar 2 pasagjerë që lëviznin në këtë automjet, shtetasit F. Ll., rreth 57 vjeç, banues në Strelcë, Maliq dhe shtetasi V. S., rreth 60 vjeç, banues në Korçë, të cilët u transportuan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkaq, shtetasi F. H. u shoqërua në ambientet e Policisë, për të kryer veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.