Pas kërkesës së SPAK për zgjatjen e hetimeve me 3 muaj për laboratorin e drogës në Fier, GJKKO ka miratuar kërkesën. Organi i akuzës është në pritje të letërporosive nga Kolumbia. Lajmi konfirmohet nga burime për .
Në fshatin Frakull të Fierit u sollën rreth 430 kg kokainë e përzier me pleh kimik. Për këtë çështje SPAK ka firmos 15 urdhërarreste ndërkohë janë arrestuar 10 persona. Laboratori do të ngrihej në banesën e ish-kryetarit të komunës Frakull, Viktor Çervanaku. Ndërkohë porosia ishte bërë në emër të vëllait të tij Zenel Çervanaku.
Në kërkim është edhe shtetasi kolumbian i cili kishte mbërritur në vendin tonë për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik.
()