Muzikë e lartë në lokale, procedohen penalisht dy menaxherët në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga menaxherët e dy lokaleve, pasi konstatuan muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasit H.H., 24-vjeç dhe 32-vjeçari F.M., për veprën penale ‘prishja e qetësisë publike’.

NJOFTIMI:

Tiranë/Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin e ndotjes akustike.

Prishën qetësinë publike, duke vënë muzikë të lartë në lokalet që menaxhojnë, procedohen penalisht dy menaxherët. Sekuestrohen pajisjet që gjenerojnë muzikën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në vijim të kontrolleve për zbatimin e ligjit, si dhe parandalimin e ndotjes akustike, kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim zgjidhjen e shqetësimeve të banorëve, nga muzika e lartë në lokale.

Gjatë kontrolleve, në një lokal në rrugën “Mine Peza”, dhe në një lokal në Vorë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 dhe  specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për dy menaxherët e lokaleve, shtetasit H. H., 24 vjeç, dhe F. M., 32 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

()

Arena e Lajmit


Muzikë e lartë në lokale, procedohen penalisht dy menaxherët në Tiranë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook