Ish-kryeministri Sali Berisha bëri sot një denoncim të fortë sa i takon zhvleftësimit të euros në vend. Në një dalje për mediat, Berisha tha e Tirana është lavatriçe e parave të pista.
Ai tha se eurot e pista që futen me furgonë, groposen dhe me to blihen ndërtime të paluajtshme.
“Leku është simbol kombëtar dhe si i tillë, forcimi i tij duhet të jetë çështje krenarie. Por në këtë rast është një çështje turpi i madh kombëtar. Fusin euro me kamionë, me kontejnerë, me mikrobusë, i groposin dhe i nxjerrin për ndërtime, për blere me çmime stratosferike dhe bëjnë që ajo rritje ekonomike jo që mos të shoqërohet me një përmirësim, situata është alarmante. Ajo që shohim sot është shfaqja më e sigurt e narko-shtetit, që është narko shteti shqiptar. Nga përgjimet që u publikuan, janë as maja e ajsbergut, ku miku strategjik i Ramës, drejtonte vrasje dhe trafiqe.”, tha Berisha.