Ndeshja në Conference League ndaj Partizanit, ja situata te rivalët e të kuqve

Valmiera vijon të përgatitet për ndeshjen e nesërme ndaj Partizanit, e vlefshme për turin e tretë të Ligës së Konferencës.

Skuadra letoneze shkon me moralin e duhur në këtë ndeshje sa i përket rezultateve, pasi vjen pas dy fitoreve me 10 gola ndaj Tre Pene në turin e dytë të Ligës së Konferencës, si dhe pas një triumfi me përmbysje në kampionat ndaj skuadrës së Metës në shtëpi me shifrat 2-1.

Trajneri Jurgis Kalns pas ndeshjes së fundit u shpreh se ekipi i tij ka forcë karakteri, por nga ana tjetër tekniku i letonezëve humbi një nga lojtarët më të rëndësishëm. Kapiteni Daniel Balodis la fushën në minutën e 36-të ndaj Metës për shkak të një dëmtimi, që do ta lërë jashtë për sfidën me “demat”.

Kjo është një goditje për Valmierën, e cila gjatë javës u përball gjithashtu me dy largime shumë të rëndësishme. Camilo Mena dhe Ivan Zhelizko lanë letonezët, për tu transferuar në ligën e dytë për nga rëndësia në Poloni, te skuadra e Lekia Gdansk. Sa për biletat, një e tillë ndaj Partizanit kushton 5, 10 ose 15 euro, sipas kategorisë.

Arena e Lajmit


Ndeshja në Conference League ndaj Partizanit, ja situata te rivalët e të kuqve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook