Neymar-PSG, fundi i një historie dashurie? Klubi  vendos për çmimin e kartonit

150 milionë euro. Kjo është shifra që duhet të paguajë çdo skuadër që dëshiron të ketë në dispozicion yllin brazilian, Neymar. Ky është lajmi që vjen nga mediat ndërkombëtare, të cilat janë të bindura se tashmë PSG i ka vendosur çmimin lojtarit.

Vitin e kaluar, Paris Saint-Germain mburrej me sulmin më të mirë në botë. Me Lionel Messin, Kylian Mbappe dhe Neymar Jr duke bashkuar forcat në Paris, dukej sikur askush nuk mund t’i ndalonte ata të fitonin çdo trofe të mundshëm.

Një vit më vonë, Parisenët duket se kanë kaluar në kaos dhe situata po u del nga duart. Messi u largua nga klubi për një kalim në MLS, ndërsa Mbappe duket pranë “divorcit” përfundimtar me kampionët e Francës.

Sipas raportimeve nga SPORT, PSG dhe Neymar Jr tani kanë rënë dakord se është mirë që të ndajnë rrugët. Nëse braziliani i bashkohet Messit dhe Mbappes në dalje, ka plot klube që po “fërkojnë duart” dhe janë gati të paguajnë për të afruar lojtarin. Vendimtare do jetë dëshira e vetë Neymar…

()

Arena e Lajmit


Neymar-PSG, fundi i një historie dashurie? Klubi  vendos për çmimin e kartonit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook