Një ngjarje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë Arrëz. Mësohet se në rezervuarin e fshatit Iballë, ku 10-vjeçari me iniciale O.K, ka rrëshqitur në rezervuar teksa po mblidhte manaferra bashkë me prindërit.
Përpjekjet për ta shpëtuar kanë dështuar dhe fëmija ka humbur jetën.
Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rënde.