Wolverhampton ka bërë të ditur emrin e trajnerit të ri, i cili do të zëvendësojë spanjollin Julen Lopetegui. Bëhet fjalë për Gary O’Neil, teknik anglez, i cili vjen nga një eksperiencë në stolin e Bournemouth.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi, përmes kanaleve të saj sociale. 40-vjeçari nuk ka një karrierë shumë të pasur, pasi më parë thjeshtë ka qenë ndihmës-menaxher te Liverpool-U23.
Drejtori sportiv i Wolves, Matt Hobbs tha: “Ne jemi të kënaqur të mirëpresim Gary në klub. Ai është një trajner i ri shumë i motivuar me parime të forta”.
Gary O’Neil has been appointed as our new head coach.
Welcome to the club, Gary 🤝
— Wolves (@Wolves) August 9, 2023
()