Më në fund “tym i bardhë”. Bayern Munich dhe Tottenham kanë gjetur akordin total për transferimin e Harry Kane. The Athletic dhe Bild bashkohen në një pikë, “gjelat” kanë pranuar ofertën e Bayern, me këta të fundit që thyen tabunë, duke ofruar më shumë se 100 milionë euro për një lojtar 30-vjeçar. Më saktë, oferta e fundit zyrtare e Bayern është 86,4 milionë sterlina, ose 110 milionë euro. Tani topi i kalon Harry Kane, mbetet në dorë të lojtarit për të dhënë përgjigjen përfundimtare, por kjo është një çështje e mbyllur kohë më parë pasi Bayern dhe Kane kanë gjetur akordin personal.
Pak ditë më parë, Harry Kane doli me një ultimatum duke kërkuar që çështja e tij të mbyllej brenda ditës së diel, ditë në të cilën Tottenham do të debutojë në Premier League kundër Brentford. “Harry Kane po vjen”, shkruan Bild, duke e konsideruar të kryer transferimin e “bomberit” anglez.
()