FOTO/ Vlahovic bën “dopietë”, por ngec në Torino. Juve refuzon ofertën e Chelsea-s. Tifozët pushtojnë fushën, kundër Lukakut

Juve argëtohet në testin miqësor kundër Next Gen, djemtë e Allegrit dhuruan një show ofensiv duke fituar me rezultatin e thellë 8-0. Dusan Vlahovic dhe Kaio Jorge ishin protagonistë absolut duke realizuar 5 nga 8 golat e “Zonjës së Vjetër”. “Bomberi” serb duket se ka lënë pas problemet fizike teksa ka shfaqur një formë të mirë gjatë fazës përgatitore, këtë e vërtetoi edhe një herë duke realizuar një “dopietë” golash. Fillimisht u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë ndërsa më pas ekzekutoi saktë një goditje dënimi. Shkëlqeu në këtë test edhe talenti brazilian Kaio Jorge, autor i një “triplete”.

Paraqitja e tij është një lehtësim edhe për stafin, me në fund braziliani, pas një viti shumë të vështirë shënon dhe feston. I kënaqur me paraqitjen e djemve të tij ishte edhe Max Allegri. Trajneri i Juves u ndal fillimisht te Vlahovic, pasi interesimi i gazetarëve ishte shumë i madh për të kuptuar të ardhmen e sulmuesit serb: “Jam i kënaqur me të, me të gjithë grupin që kam në dispozicion, kam një fazë ofensive të rëndësishme. E kam thënë edhe më herët, Vlahovic është një qendërsulmues i Juve, por nëse vjen ndonjë ofertë e rëndësishme shoqëria do e vlerësojë, theksoi Allegri pas testit miqësor.

Pikërisht atëherë kur Vlahovic ishte me një këmbë jashtë Torinos, situata e tij ka ndryshuar totalisht, të paktën në lidhje me një transferim të mundshëm te Chelsea. Juventus ka refuzuar ofertën e bluve të cilët u paraqitën në Torino me 25 milionë euro kesh, plus kartonin e Lukakut.

Ky refuzim i Juves ka bërë që drejtuesit e Chelsea-t të heqin dorë nga Vlahovic duke mbyllur negociatat. Kundër këtij transferimi kanë dalë në mënyrë demonstrative edhe tifozët e “Zonjës së Vjetër”. Në fund të sfidës pushtuan fushën dhe të gjithë në kor dolën kundër belgut: “Nuk e duam Lukakun”, ishin thirrjet e tyre.

()

Arena e Lajmit


FOTO/ Vlahovic bën “dopietë”, por ngec në Torino. Juve refuzon ofertën e Chelsea-s. Tifozët pushtojnë fushën, kundër Lukakut

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook