Inceneratori i Tiranës kërkon të vazhdojë procesin edhe pas sekuestrimit, reagon Vasili: Vjedhje! SPAK të ndërhyjë

Nënkryetari i partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar ndaj deklaratës së administratorit të inceneratorit të Tiranës, Arjan Baçi, i cili tha se nuk duhet të ndërpritet procesi i mbetjeve të këtë incenerator.

Vasili thotë se edhe pse inceneratori i Tiranës nuk ekziston, qeveritarët kërkojnë ende para për të, e ndërsa shtoi se SPAK duhet të ndërhyjë urgjentisht.

Postimi i plotë:

Vetem nje Proces i Madh me Duar te pastra ndaj inceneratoreve, ndal vjedhjen monstruoze qeveritare!

Inceneratori i Tiranes, qe nuk ekziston kerkon akoma para’! E pabesueshme, por e vertete, Bashkite e Qarkut te Tiranes qenkan ne borxh me Inceneratorin, qe nuk ekziston. Per cfare jane ne borxh?? Per plehra qe groposen se incenerator, qe ti djege nuk ka, nuk ekziston. Per cfare jane ne borxh?? Qe te paguajne per plehra qe gjoja se ndahen, trajtohen etj por ne fakt veç groposen.

Per cfare jane ne borxh?? Se duhet qe te vidhen akoma. Ky eshte krim i vertete i dokumnetuar, faktuar dhe provuar. Studimin e fizibilitetit per gjithe Qarkun e ka miratuar Veliaj pa i pyetur fare askeshillin bashkiak te Tiranes qe e ka kompetence dhe as te Bashkive te tjera qe nuk behet fjale fare. Sekuestrimi s’vlen asgje perveç se vazhdon vjedhja e perditshme e taksave te qytetareve per procese, qe as kryhen dhe as ekzistojne fare.

Te gjithe fajtoret jane jashte dhe vazhdojne dirigjojne vjedhjen. SPAK duhet urgjentisht te veproje. Duhet te veproje nepermjet nje MaksiProcesso si ai i Duarve te Pastra ne Itali, ku te gjithe pergjegjesit e korrupsionit, qe nga kryeministra figura te medha te nivelit boteror, u vune para drejtesise ne kohe rekord.

Rama, Veliaj, Gjiknuri, Agaci etj jane aty ku ishin dhe afera e inceneratoreve vazhdon po ashtu edhe grabitja e qindra milion euro nga djersa mundi dhe sakrifica e taksave re qytetareve.

()

Arena e Lajmit


Inceneratori i Tiranës kërkon të vazhdojë procesin edhe pas sekuestrimit, reagon Vasili: Vjedhje! SPAK të ndërhyjë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook