Inerte dhe skelat zënë trotuarin, pamjet e kaosit në një lagje të Durrësit, ku ende duken dëmet nga tërmeti

Pirgje me inerte që zënë komplet trotuarin, por edhe një pjesë të rrugës. Skela të vendosura prej rreth një viti, por punimet e rikonstruksionit janë ndërprerë prej kohësh.

Kjo është situata aspak normale me të cilën përballen banorët e pallatit nr 786, në lagjen nr.18 në Durrës. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për se përveç punimeve të papërfunduara ende, banorëve të pallatit më dëmtime DS3 u kanosen edhe rreziqe të tjera.

Apeli i tyre i vetëm drejtuar autoriteteve është përfundimi i punimeve dhe largimi i inerteve. 4 vite pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, procesi i rindërtimit në Durrës mbetet ende larg përfundimit. Janë mbi 2000 familje që prej 5 muajsh nuk marrin bonusin e qirasë dhe janë ende në pritje të sistemimit në shtëpitë e tyre.

 

()

Arena e Lajmit


Inerte dhe skelat zënë trotuarin, pamjet e kaosit në një lagje të Durrësit, ku ende duken dëmet nga tërmeti

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook