Në takim me historinë, Partizani favorit përballë Valmiera-s, por Zekic zbut “demat”: Kualifikimi vendoset në Tiranë

Nuk kanë qenë brilant në këtë aventurë evropiane, por Partizani është në takim me historinë, të kuqtë synojnë me kohë të plotë të sigurojnë për herë të parë një biletë për në fazën “play-off” të Conference League. Përballë Valmiera-s, “demat” e Zekic janë favorit në letër, për këtë janë të bindur edhe kompanitë e basteve teksa një fitore e mundshme e tyre kuotohet me koeficientin 2,20. Prej tre ditësh, të kuqtë ndodhen në Letoni, aty ku kanë zhvilluar edhe përgatitjet e fundit. Zekic ka në dispozicion grupin e plotë, mungon Mensah, ndërsa dilema e vetme deri në fund pritet të jetë Andi Hadroji, me anësorin që vetëm në fund është stërvitur me grupin. Trajneri Zekic kërkon nga ekipi i tij vlerësim maksimal:

Partizani
Partizani

“Valmiera është një skuadër që meriton vlerësim maksimal. Ata janë kampionët në fuqi të Letonisë. Kanë ndryshuar disi, pasi nga skuadra aktuale ditët e fundit kanë patur edhe largime. Kjo gjë ndoshta mund të na i vështirësoj paksa gjërat, pasi ne e kemi analizuar kundërshtarin nga përballjet e fundit që ka zhvilluar. Por kam shumë besim tek skuadra. Pas gati 2 muaj bashkë tashmë kuptohemi më mirë me njëri- tjetrin, çfarë na duhet të bëjmë për të qenë kompetitiv në Europë”. Si do të shkojë përfundimi i këtij takimi, Zekic shprehet i bindur se kualifikimi nuk vendoset në Letoni:

Zekic
Zekic

“Nuk mendoj se do të jetë përcaktues kjo ndeshje, pasi do të luajmë dy të tilla. Po ta shikoni përgjatë këtyre tureve, rezultatet kanë ndryshuar nga ndeshja e parë tek e dyta. Na duhet vetëm të përqendrohemi te 90 minutat në Letoni e më pas do të mendojmë për sfidën e kthimit”. Në konferencën për shtyp, trajneri i Partizanit theksoi ndër të tjera se pret nga ekipi i tij disiplinë, të vrapojnë shumë dhe të jenë kompakt. Në rast se Partizani arrin të kalojë Valmiera-n në fazën “play-off” të Conference League do të përballen me humbësin e çiftit Astana-Ludogores.

()

Arena e Lajmit


Në takim me historinë, Partizani favorit përballë Valmiera-s, por Zekic zbut “demat”: Kualifikimi vendoset në Tiranë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook