Operacionet në Vlorë, Balla: U parandaluan ngjarje kriminale. Shpërblim për efektivët e policisë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilloi një takim me drejtues dhe forca operacionale të Policisë së Vlorës, të përfshirë drejtpërdrejt në dy operacionet e fundit në këtë qytet, për goditjen e një rasti armëmbajtje pa leje dhe minave me telekomandim.

Balla tha se për operacione të këtij niveli vështirësie do të ketë gjithmonë shpërblim financiar, duke motivuar punonjësit e Policisë.

“Shumë faleminderit për operacionin e kryer me shumë sukses dhe parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale, në këtë kulm të sezonit turistik, ku detyra parësore e Policisë është garantimi i rendit dhe sigurisë publike. Këto grupe kriminale që prej vitesh kanë dëmtuar rendin publik në Vlorë, dukë krijuar ngjarje kriminale, po marrin po marrin dita-ditës goditje. Edhe 2 goditjet e 72-orëve të fundit kanë qenë parandalim nga ana e Policisë për disa ngjarje kriminale. Unë mendoj se ecja në këtë vazhdë në DVP Vlorë meriton të vlerësohet maksimalisht nga ana ime si Ministër, nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, z. Rrumbullaku, u cili ju dërgon mirënjohje e falënderimet e tij. Natyrshëm sikurse e kemi bërë standard në vlerësimin e punës, besoj që drejtori ju ka njoftuar që për gjithë efektivët e përfshirë në aksione dhe operacione me sukses të këtij niveli do të ketë dhe shpërblim financiar për secilin prej jush”, u shpreh ministri.

Ai kërkoi angazhim të lartë dhe integritet në punën e oficerëve të Policisë, në betejën e përditshme me paligjshmërinë dhe krimin e organizuar në veçanti.

“Ju lutem mos e ulni ritmin që keni dhe këtë standard që po vendosni. Dua ta falënderoj Drejtorin, 2 nëndrejtorët dhe secilin prej efektivëve e oficerëve të përfshirë në këto goditje të njëpasnjëshme të krimit të organizuar dhe sigurisë publike”, nënvizoi ministri, duke theksuar mirënjohjen për punën e deritanishme.

Arena e Lajmit


Operacionet në Vlorë, Balla: U parandaluan ngjarje kriminale. Shpërblim për efektivët e policisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook