Botërori i femrave, nuk mungojnë golat, formohet një çift gjysmëfinalist

Kupa e Botës për femra ka hyrë në një fazë mjaft të rëndësishme. Sot u luajtën dy ndeshje, prej të cilave u mësua edhe çifti i parë gjysmëfinalist.

Spanja triumfoi 2-1 ndaj Holandës. Vajzat spanjolle shënuan të parat me Caldentey me penallti në minutë ne 80-të, por u barazuan në limte nga Van der Gragt. Fitorja erdhi falë Paralluelos, me golin e saj në minutën e 111-të.

Në sfidën tjetër, Suedia mundi 1-2 Japoninë. Të besuarat e Peter Gerhardsson korrën sukses falë Ilestedt (32’) dhe Angeldal (51’), ndërsa goli i vetëm për japonezet mban firmën e Hayashi. Në gjysmëfinale luhet Spanjë-Suedia.

Ndeshje të tjera të rëndësishme janë ato të ditës së nesërme ku Australia do masë forcat me Francën në orën 09.00, ndërsa Anglia luan ndaj Kolumbisë në 12.30.

Rezultatet:

Spanja 2-1 Holanda

Japonia 1-2 Suedia

()

Arena e Lajmit


Botërori i femrave, nuk mungojnë golat, formohet një çift gjysmëfinalist

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook