E rëndë në Fier, ishte duke peshkuar, bie në kanal dhe mbytet 21-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fier, ku një i ri rreth 21 vjeç dyshohet se është mbytur në kanalin e Pojanit.

Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “” se i riu ka qenë duke peshkuar me shokët kur ka rënë nga ura brenda kanalit dhe nuk ka mundur të dalë më. Kanë qenë shokët e tij që kanë njoftuar për zhdukjen e 21-vjeçarit, teksa ende nuk është gjetur trupi i tij.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e Fierit si dhe forcat zjarrfikëse dhe po kontrollohet e gjithë gjatësia e kanalit, por nuk ka shenja nga i riu.

Arena e Lajmit


E rëndë në Fier, ishte duke peshkuar, bie në kanal dhe mbytet 21-vjeçari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook