Inceneratori i Tiranës, PL: Përse hedh kryebashkiaku? Veliaj është instruktuar të mos flasë

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari ka deklaruar se kryebashkiau i Tiranës hedh për inceneratorin e Tiranës.

Ai tha se “qartazi Erion Veliaj është instruktuar të mos flasë, për të mos kompromentuar më tepër përgjegjësinë penale që ai ka”.

Deklarata e plotë:

Jam sot ne kete komunikim per publikun, për të denoncuar dhe njëherë heshtjen mafioze të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, I cili refuzon, është fshehur dhe nuk I ndihet zëri, përsa I takon inceneratorit të Tiranës.

Erion Veliaj është një zyrtar I përfshirë drejtpërdrejtë në procedurën e dhënies me koncesion për inceneratorin e Tiranës.

Erion Veliaj dhe stafi I tij i ngushtë janë tërësisht të lidhur me koncesion 30 vjecar të inceneratorit të Tiranës, nga dita e parë që ky projekt mafioz që prekte cdo qytetar të Tiranës fillojë të zbatohej.

Por Erion Veliaj eshte pergjegjes edhe per cdo pagese qe ka kryer Bashkia Tirane, pasi Erion Veliaj, ka qene ne dijeni te plote se sherbimi qe ofrohej nga Inceneratori I Tiranes nuk ishte ai sherbim I parashikuar ne kontrate, por ai vazhdoi me kokfortesi te paguante 29 Euro/Ton dhe me mosveprimet institucionale te Bashkise qe ai drejton, ka lejuar demin kolosal financiar qe po rrenon taksapaguesit e Tiranes dhe te gjithe Shqiperise.

 

Ne cilesine e kryetarit te grupit te keshilltareve te Partise se Lirise, une kam qene edhe jave ne shkuar ketu per te kerkuar transparence nga Erion Veliaj.

Partia e Lirise I ka kerkuar në vijimësi, edhe përmes kërkesave institucionale që kemi dërguar, që Erion Veliaj të bëjë transparencë për rolin e tij dhe të bashkisë Tiranë përsa I takon kësaj kontratë koncesionare dhe pagesave që Bashkia Tiranë ka kryer.

Unë nuk e di se kush e ka instruktuar Erion Veliajn që të heshti në këto momente që SPAK dhe drejtësia po hetojnë inceneratorin e Tiranës.

Qartazi Veliaj është instruktuar të mos flasë, për të mos kompromentuar më tepër përgjegjësinë penale që ai ka.

Veliaj është instruktuar të mos flasë dhe të heshtë, ai është strukur brenda mureve të bashksië, sepse I gënjen mendja, që me presion ndaj drejtësisë, me paratë, influencën e brendshme dhe të huaj dhe duke përdorur Bashkinë e Tiranës si një bunker ku mund të mbrohet nga drejtësia dhe të shpëtojë nga roli I tij, me firmë dhe vulë në aferën mafioze të inceneratorit të Tiranës.

Ne kurrë nuk do të ndalemi …

Arena e Lajmit


Inceneratori i Tiranës, PL: Përse hedh kryebashkiaku? Veliaj është instruktuar të mos flasë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook