Interi po përgatitet për sezonin e ri. Zikaltërit kanë ndryshuar fytyrë, duke afruar lojtarë si Cuadrado, Frattesi, Thuram apo Sommer. Rreth situatës në shtëpinë e nënkampionëve të Europës, ka folur mesfushori Henrikh Mkhitaryan.
“Champions League i humbur ndaj Manchester Cityt? Sigurisht që më vjen keq vërtetë sepse e merituam të fitonim. Të gjithë prisnin që City të shënonte tre gola, por unë mendoj se ne ishim superiorë”.
Thuram? E pashë në Gjermani dhe më pëlqeu mënyra se si lëvizte. Ai është i shpejtë dhe teknik.
Largimi i Brozovic dhe afrimi i Frattesit? Kemi humbur një lojtar shumë të rëndësishëm, por ka ardhur një djalë shumë i fortë. Nuk po them që Frattesi do të bëhet shumë i fortë, po them që tashmë është…” – Tha ai.
()