“Në Himarë do ketë zgjedhje të reja”, Ben Andoni për takimin e deputetit grek me Belerin: Greqia duhej të kishte një lloj distance

Gazetari i mirënjohur Ben Andoni, këtë të premte nga studio e Neës24, ka folur për zhvillimet e fundit lidhur me çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur në Himarë, Fredi Beleri.

Andoni u ndal tek vizita që deputeti grek i Partisë Demokracia e Re, Angelos Syrigos zhvilloi me Belerin, teksa tha se pjesa e parë e komentit të tij për mediat ishte juridike, e dyta politike, ndërsa pjesa e tretë sipas gazetarit ishte një gjuhë e papërshtatshme.

Por për Andonin, Greqia duhej të kishte një lloj distance ndaj kësaj çështjeje. Sakaq, shtoi se sipas mendimit të tij, në Himarë do të mbahen zgjedhje të reja.

“Ju e dini që zona e Himarës është minoritet linguistik, dhe ka një ndjeshmëri të madhe për Greqinë dhe me kalimin e kohës edhe është shtuar.

Zoti Syrigos është njohësh shumë i mirë i së drejtës dhe ka funksione politike për të ardhur këtu. Përcaktimi i parë sot prej tij ishte nga ana juriste, ai tregon se nëse vazhdon më këtë sens, atëherë Greqia do ketë penalitet për Shqipërinë në rrugën e saj në BE.

Në pjesën e dytë foli me gjuhë politikani, dhe në pjesën e  tretë me një gjuhë që për mua është e papërshtatshme.

Duket se drejtësia shqiptare ka marrë përsipër një barrë të jashtëzakonshme. Ai thekson se nga të gjitha rastet që janë evidentuar, përse është në burg vetëm Beleri?! Greqia duhej të kishte një lloj distance. Është hera e radhës sepse grekët vazhdimisht ndërhyjnë tek ne, sa i përket rastit të Belerit.

Emri i tij (Belerit) ishte provokaturë. Ka shpëtuar me procedura, por nuk është përballur si duhet me drejtësinë për masakrën e Peshkëpisë.

Në Himarë ka shumë individë që mund ta përfaqësonin shumë mirë kauzën e zonës. Mirë nuk është sjellë as zoti Rama për shkak të etiketimeve që ka bërë. Duket sikur e ka paraprirë arrestimin e tij. Besoj se në Himarë do të ketë zgjedhje të reja.”, tha ai.

Andoni u ndal po ashtu edhe tek zhvillimet politike në Kosovë, teksa tha se sjellja e Kurtit dhe qasja ndaj thirrjeve të ndërkombëtarëve për tensionet në Veri, nga ana diplomatike nuk ishte korrekte.

“Kurti do zgjedhje të reja në veri, por problemi në këto momente është se ai është shtyrë shumë në pjesën protagoniste të tij. Problemi i trajtesës së trupës policore në Kosovë në bashkëpunim me EULEX, dhe Kurti kërkon garanci për lëvizjet, por këto duhej të kërkoheshin kohë më parë.

Kurti jo vetëm nuk respektoi, por i quajti naive këshillat e Blinken, që nga ana diplomatike nuk ishin korrekte”, deklaroi Andoni.

Arena e Lajmit


“Në Himarë do ketë zgjedhje të reja”, Ben Andoni për takimin e deputetit grek me Belerin: Greqia duhej të kishte një lloj distance

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook