Ballkani triumfoi 2-0 ndaj Lincoln Red Impact në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, në sfidën që shkon për llogari të turit të 3-të të Conference League.
Ethan Britto pati mundësinë e parë të takimit në minutën e 9-të pas një gabimi të Jashanicës, por nuk e shfrytëzoi dot. Në minutën e 21-të, Korenica provoi nga distanca, por e menjëhershme ishte përgjigja e portierit.
Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja pretendoi për prekje me dorë në zonë në minutën e 30-të, gjithsesi loja vazhdoi normalisht pasi arbitri nuk e pa të arsyeshme të akordonte penallti. Skuadra dardane gjeti rrugën e rrjetës brenda pjesës së parë, goli i Albin Berishës u cilësua si pozicion jashtë loje. Në pjesën e dytë, Ballkani siguroi fitoren e rëndësishme në aktin e parë pas golave të Korenicës dhe Trashit.
()